10 Mars, 2022

Justin Bieber i bën dedikimin romantik Hailey-t në koncert: Ndoshta më urren tani, por…


Për Justin Bieber, Hailey, është njeriu më i rëndësishëm në jetën e tij. Dhe në rast se kishit dyshime, këngëtari u kujdes ta bënte të qartë këtë kur i kushtoi këngën e tij “Anyone” Hailey-t gjatë koncertit të tij të fundit në Los Angeles.

“Kjo këngë do t’i kushtohet gruas sime bukuroshe”, tha Justin. “Ajo është atje diku aty dhe e ka bezdi kur i bëjë të tilla surpriza. Me siguri do jetë skuqur. Ajo ndoshta më urren tani, por unë e dua atë. Të dua shumë zemër.” Ndërkohë në ekranin gjigand pas tij u shfaqën disa prej fotove të tyre.

Nga ana e saj, Hailey duket se e shijoi shumë këtë dedikim. Ajo shpërndau disa video në rrjetet sociale teksa këndonte bashkë me turmën këngën e Justin. Gjatë gjithë mbrëmjes, Hailey postoi gjithashtu shumë video nga performancat e Justin në skenë, duke dëshmuar se ajo është fansja numër një e bashkëshortit të saj.

 

Dedikimi kaq i ëmbël i Justin vjen më pak se një javë pasi Hailey bëri një postim të bukur për ditëlindjen e 28-të të këngëtarit më 1 mars.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime”, shkroi Hailey në një postim në Instagram me fotot e të dyve. “Ka shumë gjëra të mahnitshme dhe të bukura në këtë jetë, por pjesa më e bukur është se unë mund ta jetoj atë me ty. Të dua”.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Në shkurt, Justin ndezi rrjetin në ditën e Shën Valentinit, kur ndau disa foto të gruas së tij me mbishkrimin: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit, bebe”.

Hailey nuk ishte e vetmja fytyrë e njohur që u pa në koncertin e Justin. Cassie Randolph dhe Katie Thurston nga Bachelor Nation, si dhe Katie Schëartz dhe LaLa Kent shijuan shfaqjen ashtu si mijëra njerëz të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al