24 Gusht, 2024

Justin dhe Haley Bieber bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që çifti i famshëm kanë zgjedhur për të voglin e tyre dhe domethënia e tij


Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Justin Bieber ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushit të tij, ku në mbishkrimin e këtij postimi zbulon edhe emrin që çifit i kanë vënë.

“Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari. Po ashtu edhe Hailey Bieber ripostoi foton në një histori në llogarinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Mirëpo, emri Jack ka një domethënie të veçantë për Justin, sipas DailyMail.

Jack është emri i mesëm i babait të tij, Jeremy Bieber, i cili luajti një rol të rëndësishëm në jetën e Justin, edhe pasi u nda nga nëna e tij kur ai ishte ende fëmijë.

Ndërkohë, emri Blues, besohet se reflekton dashurinë e çiftit për muzikën dhe thellësinë emocionale që duhet të shprehnin përmes emrit të fëmijës së tyre.

Fansat dhe të famshmit ndanë shpejt entuziazmin e tyre për ardhjen e bebit në jetë, teksa vërshuan në seksionin e komenteve duke shprehur gëzimin për prindërit e rinj.

Çifti njoftoi lajmin e lumtur të shtatzënisë së Hailey Bieber në Instagram në fillim të majit, duke shpërndarë një video dhe foto nga një sesion fotografik profesional në të cilin ata duket se kanë rinovuar betimet e dasmës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al