4 Mars, 2022

“Ka aktorë që dalin nga shinat” Ledio Lako ironizon Arjola Demirin?


Aktori i njohur i ‘Portokalli’ Ledio Lako duket se ka thumbuar Arjolën në një nga intervistat e tij të fundit. Ose të paktën kështu po interpretohet deklarata e tij e dhënë ditën e sotme.

Aktori tha se në rrugën e artit nëse hyn është shumë e vështirë të dalësh, por shtoi se ka disa aktorë që kanë dalë nga shinat.

Në gjithë rrugën e artit po hyre është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar di t’i mbajë shinat, ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë koris të reja...”-tha ai në “Wake UP”, duke iu referuar me fjalët “korsi të reja” që duan të eksplorojnë gjëra të tjera.

Dhe një aktore që ka dashur ta bëjë këtë gjë së fundmi ka qenë Arjola.

Bëri goxha bujë deklarata e saj kur nuk hapi kutinë e Pandorës kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland. Pas daljes së saj, teksa ishte e ftuar në “Fan Club” ajo tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”.

Kjo deklaratë ngjalli shumë reagime asokohe pasi njerëz të ndryshëm e interpretuan si një zhvleftësim të punës së aktorëve. Madje, asokohe aktorja Lisa Kujovska e ka thumbuar ish-banoren e “Big Brother VIP” në Instagram. Ajo ka bërë një paralelizëm me aktoren e famshme Sofia Loren, e cila thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lart sesa prezantimi. Në postimin e bërë, Kujovska ka publikuar thënien duke e modifikuar për të thumbuar kolegen e saj.

“Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri”, shkroi Lisa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al