Kendall Jenner dhe Devin Booker janë gati për të krijuar një familje?
Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, Kendall dhe motra e saj Khloe Kardashian shkuan për të blerë rroba për fëmijë për Kylie Jenner, e cila ishte shtatzënë në kohën e xhirimeve dhe supermodelja bëri një rrëfim befasues.
“Oh zot, të jem në një dyqan bebesh ndihet si më reale për mua këto ditë”, -i tha Kendall Khloe. “Sikur po vjen dita edhe për mua, e kupton?”
Khloe më pas i kujtoi Kendall-it, e cila nisi lidhjen me të dashurin e saj, yllin e NBA-së në vitin 2020, për një bisedë që kishin pasur më parë për “standardet” që i kishte vendosur vetes. Por ajo e siguroi motrën: “Unë kam standarde dhe do t’i përmbahem 100 për qind”.
Kendall tha se tani që është 26 vjeç ndihet se ka ardhur momenti për një bebe, por Khloe– e cila është nëna e vajzës True Thompson – vuri në dukje se mosha 26 vjeçare nuk është “e madhe” për të pasur një fëmijë.
Nëse Kendall vendos të bëhet nënë, ajo ka mbështetjen e skuadrës Kardashian-Jenner. Në prill, Kendall rrëfeu për ‘Daily Pop’ se mamaja Kris Jenner dhe Kylie i kishin bërë presion për të krijuar një familje.
Siç shpjegoi ajo, Kris “thjesht më dërgon mesazhe kot dhe thotë, ‘Mendoj se është koha’, dhe unë i them, ‘A nuk varet nga unë?!'” Deri atëherë, Kendall është e lumtur që është vetëm teze. “Dua të them që kam kaq shumë mbesa dhe nipër”, -tha ajo në një rrëfim gjatë episodit të Kardashians të 9 qershorit. “Por është gjithmonë emocionuese të takosh një personalitet të ri të vogël.”
Kendall, historikisht motra më private e Kardashian-Jenners, foli si rrallëherë për lidhjen me lojtarin e NBA pak javë më parë gjatë intervistës me Jimmy Kimmel. Po atë ditë, ajo dhe motra e saj Kylie Jenner shkuan në ndeshjen e Booker-it, gjë që Kendall e bën shpesh.
Në fakt, Kendall i tha Kimmel se ajo i shikon të gjitha mdeshjet e Booker dhe është gjithë kohës me telefon. “Sigurisht që po. Unë shikoj çdo lojë edhe nëse jam në një darkë apo diku tjetër. Të gjithë miqtë dhe familja ime e dinë se ulem me telefonin tim kudo që të jem dhe e shoh. Unë kam qenë gjithmonë një adhuruese e basketbollit dhe dashuria më lindi prej Khloé. Mbaj mend që shkonim në të gjitha ndeshjet e Lakers kur isha shumë e vogël, kështu që kam qenë një fanse e madhe e NBA-së për një kohë vërtet të gjatë.”- tha ajo.
Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme. Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik numërohen me gishtat e dorës.
Ndonëse kanë udhëtuar kudo nga Los Angeles në New York e në Itali, kanë mbajtur një profil relativisht të ulët publik. Në mars, Devin bëri një koment të rrallë në lidhje me marrëdhënien e tij me Kendall, duke i thënë Wall Street Journal, “Unë po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli aq lehtë nga goja sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu. Por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani. Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al