5 Maj, 2022

“Ka gjasa të dështojë”/ Ish-konkurrenti i Për’puthen flet për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn, ironizon Beatrix Ramosajn: Qysh thuhet bukur…


Ish-konkurrentët e emisionit “Për’puthen’’ janë mjaft aktivë në rrjetet sociale duke postuar foto apo video nga jeta e tyre pas programit ku shpesh përfishjnë edhe moderatoren e programit, Bora Zemanin.

Ish-konkurrenti, Albi Dhima, i cili ishte mjaft i përfolur kohët e fundit për një lidhje dashurie jashtë programit, ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet.

Ndër pyetjet që iu drejtuan Albit nga ndjekësit e tij, ishin dhe disa që kishin lidhje edhe me moderatoren Bora Zemani dhe historinë e saj me aktorin Donald Veshaj.

“Çfarë mendon për Borën dhe Donaldin?”– pyet ndjekësi.

“Mendoj që disa gjëra është më mirë t’ja lemë zotërve të punës dhe të merremi me punët tona… Sepse kur diçka pompohet në mënyrë të sforcuar ka gjasa të dështojë.”– shkruan Albdi, i cili gjithashtu zbuloi se sipas tij femra më e bukur shqiptare është Bora Zemani.

Një tjetër ndjekës ka përmendur edhe frazën e famshme të Beatrix Ramosajt në BBV, “qysh thuhet bukur në shqip”, për të shprehur simpatinë ndaj ish-konkurrentit.

“Qysh i thonë i bukur shqip: Albi”– shkruan ndjekësi shoqëruar me një zemër, ndërsa ai është përgjigjur me të qeshura duke shkruar: “E bukur kjo”

“Po të bënë ftesë në BBV 2 do ta pranoje?”- pyet një tjetër ndjekës, ndërsa ish-konkurrenti përgjigjet thjesht “Po.”

Albi gjithashtu ka pohuar se është i dashuruar, me një vajzë të panjohur për publikun emrin e së cilës nuk e ka bërë të ditur.

Aludimet se ai është në një lidhje filluan nga disa foto, të cilat u publikuan pasi ish-konkurrentes Alvisa Qarri i vodhën Instagramin, duke i postuar biseda private në story. Mesa tyre ishin edhe fotot ku ajo ishte nën shoqërinë e Bashkim Saitit, Albi Dhimës dhe një vajze tjetër misterioze. Albi dhe ajo ishin të kapur dorë për dore teksa portreti i vajzës është mbuluar.

I ftuar në një intervistë më herët, Albi foli në lidhje me fotot që qarkulluan. Ai nuk dha detaje, duke shprehur se do ia lërë kohës të tregojë gjithçka.

“Do t’ja lë kohës të flasi edhe për këtë gjë, por shumë herë gjërat nuk janë ashtu siç duken. Kështu që te kjo pjesë jam shumë i qetë me veten time dhe me çdo gjë që ka ndodhur aty brenda (në Për’Puthen).”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al