26 Janar, 2024

“Ka një antipati…”- Konkurenti i “Big Brother VIP” jep informacione nga jashtë, a do të penalizohet?


Fation Kuqari mbrëmjen e djeshme teksa po bisedonte me banorët për të nominuarit në “Big Brother VIP”, ka dhënë informacione nga jashtë.

Ai tregoi se Ilnisa Agolli ka një antipati të madhe nga publiku jashta shtëpisë, ndërsa tha që katër të nominuarat janë të rrezikuara.

“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”– u shpreh banori.

Një ndër rregullat kryesore të këtij reality shoë është që konkurentët që bëhen pjesë e shtëpisë pasi ka filluar spektakli nuk duhet të japin informacione nga ajo se çfarë po ndodh jashtë.

Megjithëse tashmë ky rregull është shkelur nga Fationi, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me banorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al