13 Mars, 2021

“Ka përdorur çdo fjalë, çdo metodë për të më ulur”- Elvis Lushi sqaron për herë të fundit debatin e bujshëm me Arjan Konomin, ja ç’thotë për Antonela Berishën


Pas debatit të madh që postimi i Elvis Lushit shkaktoi në “Për’puthen”, i cili preku Antonela Berishën, ish-konkurrenti vendosi që të largohej përfundimisht nga programi.

elvis lushi, arjan konomi, antonela berisha (8)

Mirëpo, e gjithë kjo situatë bëri që opinionisti Arjan Konomi, të reagonte ashpër kundër tij, duke arritur madje edhe në ofendime.

Nisur nga sulmet e vazhdueshme që Elvisi mori si brenda, ashtu edhe nga jashtë studios, vendosi që të realizonte një video, në të cilën të shpjegonte sipas tij se si është e gjithë situata.

elvis lushi, arjan konomi, antonela berisha (5)

Që prej hyrjes time në program, në asnjë moment të vetëm nuk kam pasur qëllim të ul, të ofendoj, të cenoj lirinë apo moralin e dikujt në atë studio dhe as të tregoj inferioritet në asnjë lloj mënyre të mundshme. Në aq kohë sa kam ndenjur aty, gjithmonë kam mbajtur qetësinë dhe neutralitetin e duhur. Nuk kam tentuar kurrë të ul dikë ose të ngre veten mbi dikë aty.

melisa lleshi elvis lushi (3)

Edhe kur ka qenë momenti për të folur, shpesh kam heshtur sepse e dija rolin tim në atë studio dhe nuk doja të merrja një rol tjetër, siç mund të jetë menduar nga persona të tjerë aty, konkretisht nga Arjani, i cili mund ta ketë marrë sikur unë përpiqem ta ul, të dal unë më i zoti apo më i zgjuar se ai.

elvis lushi, arjan konomi, antonela berisha (2)

Unë kam qenë një konkurrent si gjithë të tjerët dhe opinionisti ka vendin e vet, por pavarësisht kësaj në çdo situatë kur jam ndjerë unë i cenuar, unë thjesht jam mbrojtur. Në asnjë moment nuk kam qenë unë i pari që ta kem sulmuar ose të jem përpjekur ta ul, ose të kapem unë pas fjalëve të tij.

elvis lushi, arjan konomi, antonela berisha (1)

Kam bërë çmos për të mbrojtur veten edhe persona të tjerë në atë studio, pa dashur të ul, ofendoj apo të cenoj Arjanin. Nuk kam dashur të dal më i zgjuar se Arjani. Nëse disa persona e kanë menduar kështu, nuk kam si t’ju bind për këtë pjesë.

Arsyeja pse e ka kthyer në personale është se ka menduar, sipas mendimit tim, që të mos e lë Elvisin të dalë sipër meje. Ka përdorur çdo fjalë, çdo metodë, për të më ulur dhe denigruar, më bën të mendoj pikërisht këtë gjë”,- tha fillimisht Elvisi.

elvis lushi (6)

Më pas, ai tha se e gjithë kjo bëhet për vëmendje mediatike dhe se ka edhe persona jashtë studios që përpiqen të gjejnë diçka për ta ulur në sytë e publikut.

Jam dakord që të bëhet drejtësi për këdo. Nuk jam dakord që të bëhet drejtësi për një palë dhe pala tjetër të dalë ‘triumfatore’. Dhe kjo çon në fenomenin e ‘kurbanit’, kur njëri do të dalë si hero.

elvis lushi, arjan konomi, antonela berisha (4)

Një mendje me logjikë të qetë e kupton shumë mirë atë që kam dashur të them, sjelljen time, mënyrën time të komunikimit. Edhe pse nuk mund të presim që të kuptohemi njëlloj nga të gjithë”,- vazhdoi ish-konkurrenti.

Ndërsa, në lidhje me Antonelën, e cila u përlot në studio nga postimi i Lushit, në të cilin shihej një litar dhe poshtë tij shkruhej se bënte pjesë tek femrat që bëjnë çdo lloj gjëje dhe ia hedhin fajin “ngacmuesit seksual”, Elvisi tha:

elvis lushi (5)

Në lidhje me Antonelën, pas daljes time nga studio, kam qenë unë i pari që e kam kontaktuar. I kam kërkuar falje personalisht si femër për të gjithë mërzinë që mund t’i kem sjellë, për të gjitha shqetësimet që mund t’i kem sjellë unë si person, jo për atë që ndodhi në studio, sepse në radhë të parë është femër dhe nga mendja ime është kjo e drejtë që t’i kërkoj falje për çdo gjë që mund t’i kem sjellë.

elvis lushi (2)

Por kam përshtypjen që kjo situatë po përdoret mediatikisht nga një, dy, tre persona nga brenda studios, ndoshta dhe nga jashtë studios, dhe thjesht janë kapur me diçka se s’kishin ku të kapeshin diku tjetër. Mendoj që thjesht po i mëshojnë kësaj, sepse nuk kam pasur një skandal, situatë imorale, sulm konkret, dhe ndoshta kjo është e vetmja mënyrë për të më ulur.

elvis lushi (4)

E theksoj kjo nga persona brenda dhe nga jashtë studios që kanë kohë që përpiqen të gjejnë diçka kundër meje dhe ta përdorin kundër meje për shkak të hatërmbetjeve që të më ulin.

Unë personalisht me asnjë personazh aty nuk kam diçka personale. Kanë qenë të gjitha debate brenda emisionit. Shpresoj që kjo situatë të marrë zgjidhje dhe të shkojë çdo gjë në vend pa u prekur askush shpresoj dhe pa u cenuar morali dhe dinjiteti i askujt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al