21 Dhjetor, 2024

Ka qenë e fejuar! Pas eleminimit nga shtëpia, ish-banorja e BBV tregon arsyen pse ia mbajti të fshehtë partnerit të saj: Ai ka të drejtë të…


Make-up artistja, Lela Seferi, cila krijoi një romancë me njërin nga banorët e shtëpisë, Leon, ishte e eleminuara e radhës nga Big Brother Vip Kosova.

Për ish-banoren, lajmet qarkulluan në rrjet se kishte qenë e fejuar më parë, me një djalë me të cilin kishte pasur një lidhje 6-vjeçare.

Pas daljes nga formati, ish-banorja u pyet nga moderatorët drejtpërdrejt nëse kishte qenë e fejuar, pyetje të cilës ajo iu përgjigj plot sinqeritet, pa e mohuar.

Është e vërtetë,” tha ajo ndërsa shtoi se nuk e ka diskutuar këtë detaj të jetës së saj me Leon pasi pret që ai të dali nga BBV për t’ia thënë.

Ish-banorja u shpreh se e ka pyetur Leon nëse do të di diçka më tëpër për Lelën, por ai i ka thënë se do të dijë gjithçka kur të dy të kenë dalë nga BBV.

 “E kam pyetur Leon nëse do të dijë diçka më shumë dhe Leo më ka thënë se do t’i dijë gjërat që i përkasin të kaluarës time vetëm kur të dalim,” tha ajo.

Ndër të tjera Lela u pyet nëse i trembet reagimit të Leos kur ta marri vesh këtë, mirëpo ajo u përgjig që “jo” pasi ajo histori mbetet thjesht një e kaluar.

PJESË NGA BISEDA:

-A ke frikë prej kësaj sesi mund të perceptohet nga Leo kjo e kaluara?

-Jo nuk kam frikë. E kaluara ime është e kaluar, nuk është pjesë e kohës së tashme. Mbase e pengon Leon, është e drejta e tij por nuk është më pjesë e imja ajo histori, nuk më përket më.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al