Këngëtari Turjan Hysko ka treguar konkurrentin që mbështet publikisht në shtëpinë e “BBV”.
Bëhet fjalë për aktorin Julian Deda, për të cilin ai tha se ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” në momentin më të errët të jetës së tij, sepse ishte i dërrmuar nga vdekja e të atit, Zef Deda.
Hysko iu bëri thirrje publikut që ta votojnë aktorin, pasi sipas tij nuk do ta fitojë vetëm Juli çmimin e madh, por të gjithë fansat e tij.
“Pse duhet të voton Julian Dedën në ‘BBV’? Mund të rendis shumë arsye por po them vetëm njërën të cilës as ai, as familjarët e vet nuk do ti mëshonin për të fituar pikë! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të jetës së tij! Vdekja e Zefit e ka dërrmuar më shumë sesa e imagjinojnë njerëzit! Juli hyri aty më i dobët se kurrë emocionalisht dhe po del më i fortë falë mbështetjes së njerëzve.
Kur ai thotë më ka marrë malli për publikun tim, nuk gënjen. Njerëzit janë energjia e tij, stamina, forca për të vazhduar përpara. Juli përtej strategut, është një Piter Pan i përjetshëm që tashmë, humbja e Zefit e bëri një burrë më shpirt të butë. Paratë i duhen çdo artisti, por ja i bindur që fitorja për Julin do të jetë fitorja e secilit prej nesh që dikyr, diku është thyer dhe është ringritur më fort se kurrë falë mbështetjes nga ata që na duan! Kështu që ‘zemrat e Julit’ uroj ta mbështesin, votoni dhe gëzoni të gjithë fitoren e tij”- ka shkruar Turi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al