Moderatorja e njohur Roza Lati mbrëmjen e djeshme teksa po bisedonte me Gracianon ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale në “Big Brother VIP”.
Ajo tha se nuk i pëlqen që partneri i saj i ardhshëm të jetë një person publik, pasi dëshiron që të jetë ajo sttari i shtëpisë.
“Nuk më pëlqen mua që partneri im të jetë person publik, dua të jem unë star-i i shtëpisë. Nuk jam egoiste por unë e di se çfarë lloj bote është kjo edhe nuk jam dakord që në këtë lloj bote të jetë edhe partneri im. Partneri im duhet të jetë serioz me kostum, jo me fansat me adhuruesit.”- u shpreh ajo.
Ndër të tjera Roza tregoi edhe për të kaluarën e saj me Stinen, teksa tha se dikur e ka vuajtur shumë lidhjen e saj me një të famshëm, e cila ka qenë edhe romanca e saj e parë.
“Dikur kam qenë e lidhur me një të famshëm, kam provuar anë të shëmtuar të famës. Por s’do e provoja kurrë sërish me një të famshëm! E kam vuajtur kur kam qenë në lidhje me një të famshëm, u ndava. Kam qëndruar tre vite me të. Ka qenë lidhja ime e parë edhe artistët tanë kanë nevojë për vëmendje” – është shprehur Roza.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al