28 Maj, 2022

“Ka qenë në burg për tentativë vrasje”- E shkuara e errët e vëllait të reperit që ekzekutoi ish-mikun e tij, rrëfimi i Butës: Gjuajti me pistoletë…


Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni pak mesnatës së të premtes ka pasur një të shkuar problematike.

Gazmend Hyseni qendrim januzi vrasje

Ishte vetë Buta, që gjatë një interviste për T7 në vitin 2018, foli për të shkuarën e errët të vëllait të tij. Ai rrëfeu se Qëndrim Januzi kishte bërë 3 vite burg për tentativë vrasje dhe ishte liruar në vitin 2016.

Sipas tij, 30-vjeçari kishte qëlluar me armë një person. Ai rrëfeu se me të vëllanë ngjason shumë dhe shpesh i ngatërronin bashkë.

“Në të kaluarën kemi pas probleme, deri para 2014-2015 janë kry krejt. Nuk kanë qenë probleme me u rrahur por kanë qenë më serioze, kemi qenë në bela’, jo si familje me gjak por me shoqëri. Kam shokë që kanë vdekur, kam shokë që kanë qenë në burg, vëllai im ka qenë në burg.

Vëllai ka qenë në burg për tentim-vrasje, është dënuar edhe për tentim-vrasje edhe për armëmbajtje pa leje se e ka gjuajtur me pistoletë, ka bërë tre vjet burg edhe ka dalë në vitin 2016. Ngjasojmë shumë, na ngatërrojnë shpesh. Jemi rritur bashkë, kemi vetëm 2 vite diferencë”, kishte thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al