22 Prill, 2022

“Ka qenë një kohë kur s’kam pasur asgjë“/Nga jeta e luksit te dëshira për të pasur një familje, rrëfehet ish-konkurrenti i Për’puthen


Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Eduard Kuçi ka folur së fundmi për jetën e tij jashtë kamerave dhe planeve për të ardhmen.

Edi doli çift nga programi me Adën, por lidhja e tyre zgjati vetëm pak kohë pas Për’Puthen. Ai zbuloi se aktualisht është beqar dhe se pas ndarjes nga Ada nuk ka pasur asnjë pëlqim.

“Jo, pas Adës nuk kam pasur asnjë pëlqim.”- tha ai i ftuar në emisionin “N’Zoom.”

Ndër të tjera ai foli për planet e tij për të ardhmen, ku shprehu se dëshiron të krijojë sa më shpejt një familje dhe të ketë një partnere. Ai tregoi gjithashtu se në Instagram tregon “anën e mirë” të jetës së tij duke postuar makina të shtrenjta dhe jetën luksoze, por shtoi se edhe ka pasur një kohë shumë të vështirë që nuk ka pasur asgjë.

“Unë e them gjithmonë Instagrami është public por jetën e kam private. Çdokush ka qejf të tregojë të mirën e vetes, unë kam qejf të tregoj makinat sepse i dua makinat, i dua gjërat e luksit. Por unë kam pasur një kohë kur s’kam pasur asgjë. Kështu që unë i di të dyja anët. Do kisha dëshirë ta shikoja veten me një familje, me një grua, me një partnere edhe me bizneset e mija sa më lart.”- rrëfeu ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al