26 Prill, 2022

Ka të njëjtin emër si ish-e dashura e tij! Kush është partnerja e re e Neymar dhe historia e tyre një vjeçare


Neymar nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në futboll por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën personale. Ylli i Paris Saint-Germain po shijon prej mëse një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi.

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje.

Megjithatë çifti e ka mbajtur gjithmonë hermetike lidhjen e tyre dhe asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht. Por, së fundmi e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin. Pas pushimeve së bashku, dalja e tyre e radhës krah njëri-tjetrit ishte në një festë për Halloween.

Ai si Batman, ajo si një vampire e veshur me të kuqe, Bruna dhe Ney dukeshin kështu:

Pas kësaj paraqitjeje, Neymar postoi një foto me të në Instastory teksa në rrjetet sociale qarkullonin pafund foto të tyre në Paris dhe Brazil. Në fundvit, 30-vjeçari udhëtoi drejt qytetit të lindjes ku mori me vete edhe të dashurën e tij për të takuar familjen. I pyetur për marrëdhënien e tij me Brunën, ylli brazilian deklaroi se do ta mbajë private teksa shtoi se të dy janë shumë të lumtur së bashku.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe aktualisht është 28 vjeç.  Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Që kur ajo dhe Neymar zyrtarizuan lidhjen, ndjekësit e saj në Instagram janë rritur me shpejtësi marramendëse dhe deri tani ka 1.1 milionë ndjekës. Bruna është gjithashtu mike me gruan e Lionel Messit, Antonela Rocuzzo dhe gruan e Marco Verratit Jessica Aida.

Superylli brazilian i bëri një dedikim romantik Brunës teksa ajo festoi ditëlindjen e saj të 28-të pak ditë më parë. Numri 10 i PSG-së postoi në Instagram dy foto duke shkruar: “Bruh, bukuroshe. Të uroj të gjitha gjërat më të mira në këtë botë dhe të përmbushësh të gjitha ëndrrat e tua. Dita është e jotja, por dhurata është e jona. Shumë i lumtur që të kam në jetën time. Të dua.” Bruna nga ana tjetër e falënderoi publikisht që ia ka bërë të veçantë ditëlindjen. “Faleminderit për këtë dhuratë të jashtëzakonshme, për këtë surprizë dhe që mendove në çdo detaj, Neymar. Të dua”, i shkroi ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)

Pak ditë më pas, në fundjavë, Bruna postoi foton e parë(vetëm) me Neymar ku shihen të ulur dhe në momente intime me njëri-tjetrin. Bruna ka 1.1 milionë ndjekës, fotoja ka marrë deri tani 1.3 milionë pëlqime. Goxha tregues i madh rreth pëlqyeshmërisë që gëzojnë te njerëzit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)

Për ironi të fatit, e dashura aktuale e Neymar, Bruna Biancardi, ka emrin e ish- të dashurës së fundit të Neymar, Bruna Marquezine, me të cilën futbollisti shijoi një lidhje shumëvjeçare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al