5 Maj, 2022

“Ka tentuar të më afrohet”- Alesja habit me akuzat ndaj Astritit: Kur më shoqëronte me makinë…


Megjithëse u duk sikur Alesja Hoxha dhe Astrit Osmanaj kishin shkëputur çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin, debatet mes tyre ende vijojnë.

Kësaj here Alesja ka deklaruar se Astriti i është afruar shumë jashtë kamerave, duke veçuar rastet kur e shoqëronte në shtëpi. Deklarata e saj u mohua nga Astriti, i cili pretendoi se ka ndodhur e kundërta.

“Astriti më është afruar shumë, në makinë kur më çonte për në shtëpi”, u shpreh Alesja.

Ndërkohë Bora Zemani e pyeti konkurrenten se pse po e bën këtë deklaratë në këtë moment, ku Alesja tha se e bëri për t’iu “kundërpërgjigjur” akuzave të tij.

Debati:

Alesja: Ke tentuar dhe unë s’ta kam lejuar.

Astriti: Unë kam tentuar? Në takim më je afruar vetë, në takim të parë.

Alesja: Unë kam tentuar vetë në takim të parë??

Bora Zemani: Për çfarë ka tentuar ai Alesja?

Alesja: Kishim një afrimitet më të madh gjatë gjithë kohës, edhe kur më shoqëronte në shtëpi me makinë, por normalisht që unë e ruaja distancë.

Astriti: Ti e ruaje distancën?

Alesja: Po, unë ruaja distancën.

Astriti: Gjithë kohës po i manipulon këto situata.

Alesja: Jo, nuk po i manipuloj fare. po them atë që unë mendoj.

Bora Zemani: Pse zgjedh që të flasësh tani për këto gjëra, se duket se nga puntata në puntatë ti nxjerr gjëra të reja. Kjo nuk është diçka e vogël, nëse kjo do të kishte ndodhur vërtet nuk do ta kishe humbur mundësinë për ta thënë më përpara.

Alesja: E thashë për arsye se sapo më akuzoi që unë kam tentuar të kem afrimitet me të jashtë, ndërkohë që është krejt e kundërta.

Kjo nuk është hera e parë që dy konkurrentët shpërthejnë në deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit. Astriti në fillim ka shprehur pëlqim për Alesjan dhe se donte ta njihte më shumë atë por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.

Më herët Astriti ka shprehur se Alesja sillet ndryshe në studio dhe ndryshe në takime, duke treguar që nuk është e njëjta.

“Alesja është shumë fake. Person që ka dy fytyra, kur del në takime sillet shumë mirë, mbasi vjen në studio është një person krejt ndryshe. Ia kam thënë dhe më përpara sillet shumë mirë por në studio nuk e di se çfarë ka.”- tha ai.

Rikujtojmë se gjithashtu dhe Rrushja kishte shprehur pëlqim për konkurrentin, por pas takimit të tij me Alesjan ajo u shpreh e revoltuar ndaj saj duke i thënë se është futur “mes tyre.” Pëlqimi i Alesjas për Astritin solli një krisje të miqësisë  së ngushtë që ajo kishte krijuar me Rrushen në program.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al