Aida Doçi ka treguar disa detaje të reja për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Naser Qelin. Këngëtarja zbuloi gjatë një interviste për “Prive” se periudha e dasmës për të ka qenë shumë e vështirë.
“Kam kaluar në depresion në kohën kur jam martuar. Shkaku kryesor ka qenë prej mediave, por shyqyr Zotit e kam tejkaluar, e njoh veten dhe e kam tejkaluar,”– u shpreh artistja.
E pyetur nëse i ka ngelur merak organizimi i një dasme të madhe, Doçi tha: “Me u bo shumë e sinqertë, çdo femër e ëndërron një dasëm të madhe me fustan të bardhë, ama shkaku ka qenë koha kur unë jam martuar, ka qenë pandemi. Ama ajo që kam bërë, sado e vogël që ka qenë, më ka kënaqur”.
Deri më tani, Aida i ka rezistuar ndërhyrjeve estetike në fytyrë apo në trup për një arsye kryesore:
“Për arsye që jam e kënaqur me atë që Zoti më ka falur, sepse Zoti mund të më kishte krijuar më të shëmtuar ose më të bukur, kështu që jam e kënaqur kështu siç jam”.
E pyetur se sa para harxhon në muaj, ajo tha se shpenzon shumë pak, pasi fokusohet vetëm tek gjërat elementare, edhe pse shumë njerëz mund të besojnë se bën një jetë luksoze.
Aida tregoi se ka shumë dëshirë që të bëhet pjesë e aktrimit, teksa shtoi: “Meqënëse Naseri është me profesion aktor… para dy-tre ditëve kam pasur këtë bisedë me të dhe i kam thënë: ‘shumë kam qejf me aktru, ama mendoj se nuk mund t’ja arrij’. Më ka thënë: ‘Po, mundesh ta bësh, pse jo’”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al