Një 30-vjeçar i ka shkruar një letër psikologes së britanikes “The Sun” duke i treguar një problem që ka me bashkëshorten e tij, me shpresën se ajo do t’i japë një këshillë që do t’i vijë në ndihmë.
Letra e tij:
Kam tre vjet që nuk kam bërë seks me bashkëshorten.
Unë jam 30 vjeç ndërsa ajo është 25 dhe kemi një vajzë 3 vjeçe. Shtatzënia ka ndodhur 6 muaj pasi ne ishim lidhur, dhe që në muajin e 5-të që ne shkëputëm marrëdhënien seksuale, gruaja nuk më ka lejuar kurrë më deri sot.
Kur e pyes se përse nuk dëshiron që ta bëjmë, ajo më thotë se është shumë temë banale kjo e seksit dhe se i duket diçka e shpifur.
Nuk arrij ta kuptoj përse ma bën këtë, por duket se lidhja jonë nuk do të rezistojë dhe për shumë gjatë nëse vazhdojmë kështu”.
Përgjigjja e psikologes:
Sigurisht që marrëdhënia seksuale për njerëzit që janë adult dhe që kanë një raport me njëri-tjetrin është diçka tejet normale dhe e rëndësishme për mbarëvajtjen e raportit.
Duhet të flisni hapur me partneren dhe ta pyesni më hollësisht se përse ka arritur në këtë përfundim.
Mos ndoshta ajo nuk e ka pëlqyer seksin as në fillim, apo ndoshta mos ka pasur ndonjë situatë të pakëndshme gjatë aktit?!
Për këto dhe shumë të tjera ju duhet të flisni me njëri-tjetrin dhe të mundoheni që t’i jepni një zgjidhje kësaj pjese, pasi është e rëndësishme për martesën tuaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al