Fjoralba Ponari arriti që me punë të vazhdonte karrierën e saj në televizion, duke sjellë disa emisione tek publiku shqiptar.
Formatet e emisioneve të saj kanë qenë të ndryshme, prandaj i është dashur që edhe stilin e veshjes ta përshtasë me llojin e tij.
Ndryshimi i stilit të moderatores është vënë re edhe nga ndjekësit në rrjete sociale, të cilët e kanë ndjekur që në daljet e saj të para në ekran, pra që nga “The Voice”. Por, jo çdo që Fjoralba ka provuar u ka pëlqyer.
“Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar (që unë s’e gjeja veten fare), ndryshe nga ai që unë preferoj/a dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën!
Por nejse, të shkuara, të harruara! E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në televizion kam gjetur të mesmen e artë, mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në televizion!”, shkroi Fjoralba.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al