“Vetëm sepse nuk jemi fejuar apo martuar, e dashura ime mendon se mund të shoqërohet me këdo. Ajo thotë se ka të drejtë të shohë djem të tjerë dhe të argëtohet ndërsa unë thjesht duhet të mësohem me të”, ka rrëfyer historinë një 29-vjeçar për “Dear Deidre”.
Rrëfimi i plotë
“Kemi dy vjet që jemi të lidhur bashkë, unë jam 29 dhe ajo është 26.
Një ditë ajo u kthye nga puna me tre orë vonesë. Kisha filluar të shqetësohesha, por më pas dallova nga dritarja një makinë e cila ndaloi përpara shtëpisë time që kishte shoqëruar të dashurën. Vura re që në në sediljen e shoferit ishte një djalë. Kur e pyeta se kush ishte dhe ku kishte qenë, ajo tha se ishte një shok pune dhe kishin shkuar për të pirë diçka.
I thashë se nuk isha i lumtur. Ajo tha: “Mirë – nëse nuk të pëlqen, atëherë mund të largohesh”. Kjo ndodh gjithmonë kur kemi një mosmarrëveshje. Ajo nuk do ta diskutojë dhe më ‘kërcënon’ se do të ndahet.
Ndihem i pa respektuar dhe konfuz. Çfarë mund të bëj?
DEIDRE THOTË:
E dashura juaj po tregohet egoiste dhe e padrejtë. Ajo ka marrë një vendim të njëanshëm për atë që është e përshtatshme në marrëdhënien tuaj, pavarësisht nga ndjenjat tuaja.
Ju duhet t’i tregoni asaj se si ndiheni dhe të keni një diskutim të sinqertë se ku po shkon marrëdhënia juaj. Pyete nëse është e lumtur apo nëse vërtet dëshiron të ndahet.
Nëse gjërat nuk përmirësohen, ndoshta duhet të mendoni nëse kjo marrëdhënie është e duhura për ju.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al