13 Prill, 2022

“Kam dyshimin se…”/ Konkurrentja e Për’Puthen refuzon kërcimin me Mevlanin! Rikthehet në vëmendje romanca e tij me Ledianën, ja si reagon ai


Konkurrentja e Për’Puthen, Filloreta Pira iu është përgjigjur disa pyetjeve të bëra nga publiku, ku pjesa më e madhe e tyre kishin lidhje me Mevlan Shabën.

Filloreta u pyet përse nuk e tërheq deklaratën për Mevlanin, dhe ajo tregoi se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë derisa ta “shikojë të arsyeshme.”

Ndër të tjera në një pyetje të një ndjekësit u rikthye në vëmendje romanca e Mevalnit me Ledianën në sezonin e kaluar. Në lidhje me këtë pyetje Filloreta tha se do t’ia lërë kohës pasi sipas saj është një përgjigje që do kohën e vet.

Pyetjet u lexuan nga moderatorja Bora Zemani, e cila u ndal në një shkrim të një ndjekësi i cili pyeste nëse do të realizohej një kërcim mes dy konkurrentëve. Por Filloreta habiti me përgjigjen e saj duke refuzuar kërcimin me Mevlanin. Ajo shpjegoi se nuk është momenti, pasi ai nuk është afruar shumë me të kohët e fundit.

Pyetjet dhe biseda:

Pyetje: Mevlani e ka Efin mos u lodh ta bësh për vete.

Filloreta: Edhe unë e kam dyshimin. Mendoj se nuk jam në vendin e duhur.

Pyetje: Përse nuk e tërheq deklaratën?

Filloreta: Nuk e heq deklaratën derisa ta shoh të arsyeshme.

Pyetje: Pse prekesh për Mevlanin?

Filloreta: Përderisa jam deklaruar më ndikon gjithçka. Mos më merr kohën nëse nuk ke interes. Po pati pëlqim aq të madh për Efin dhe nuk sheh asgjë te unë më thuaj dhe të largohem.

Pyetje:  Kur Mvelani nuk u përputh me Ledianën s’ma kap mendja që do të përputhet me ty!

Filloreta: Nuk e di, unë në mendjen e tij nuk jam. Nuk e di se çfarë bëhet me të, kështu që është një përgjigje që do kohën e vet.

Bora Zemani: Ke një përgjigje Mevlan për këtë?

Mevlani: S’kam përgjigje për gjërat e shkuara.

Pyetje: A do të bëjë një kërcim me Mvelanin?

Filloreta: Jo!

Bora Zemani: Nuk e do këtë kërcim?

Filloreta: Jo!

Bora Zemani: Ti Mevlan do ta ftoje?

Mevlani: Nëse do donte pse jo? Nëse nuk do…

Filloreta: Për momentin jo.

Mevlani: Shumë gabim është duke u shprehur por gjithsesi s’ka problem.

Filloreta: Po edhe unë i kam gabimet e mira.

Mevlani: Unë ta shpjegova që ti ke vetëm një pëlqim këtu në studio dhe i shikon gjërat ndryshe.

Bora Zemani: Pse e bën këtë?

Filloreta: E bëj sepse nuk afrua me mua kohët e fundit. Momentalisht nuk është i përfshirë me mua dhe kjo më pengon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al