2 Prill, 2021

“Kam harxhuar të gjitha lekët që kisha mbledhur”- Sinan Hoxha flet për pasojat e pandemisë në gjendjen e tij ekonomike


Pandemia ka goditur fort industrinë e muzikës dhe artistët po ankohen gjithnjë e më shumë që të gjendet një zgjidhje edhe për ta.

sinan hoxha (2)

Anulimi i dasmave dhe i koncerteve ka bërë që burimi kryesor i të ardhurave të tyre të ndërpritet.

sinan hoxha (1)

Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët, i cili së fundmi ka pranuar se situata sa vjen e po përkeqësohet dhe se i ka harxhuar paratë që kishte mbledhur gjatë gjithë këtyre viteve.

sinan hoxha

Ai ka ripostuar në Instastory një deklaratë të tij të dhënë gjatë një interviste, krahas së cilës shkroi: “Fiks”, duke i vënë vulën faktit se situata është e vështirë.

sinan hoxha (6)

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, u bënë prindër për herë të dytë para pak kohësh.

sinan hoxha (5)

Ansi, djali i parë i çiftit, u bë me një vëlla, i cili quhet Ayan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al