Sofia Richie Grainge ka ndarë së fundmi detaje rreth rrugëtimit të saj të mëmësisë.
Teksa ishte e ftuar në podkastin e Therapuss për një episod të publikuar më 14 nëntor, Sofia foli rreth asaj se sa shumë ka ndryshuar jeta që atëherë kur fëmija i saj erdhi në jetë dhe sa peshë ka humbur.
“Jeta ime ka kuptim tani, nuk kam dashur kurrë në jetën time një njeri aq sa dua atë, ajo është perfekte. Që prej lindjes kam humbur gati 22 kg,” tha Richie Grainge
Modelja e famshme ndan vajzën Eloise me bashkëshortin Elliot Grainge. Çifti u martua në një dasmë liksoze në jug të Francës në Antibes në prill të vitit 2023. Ata njoftuan lindjen e vogëlushes së të tyre në maj të 2024.