14 Prill, 2022

“Kam një lloj admirimi për Will Smith”/ Nik Xhelilaj zbulon aktorët e tij të preferuar dhe flet për projektet e reja në Shqipëri


Aktori i njohur Nik Xhelilaj, i cili ka një karrierë të suksesshme edhe jashtë Shqipërisë, ka folur rreth projekteve të tij të reja në vendin tonë, dhe ka zbuluar aktorët e tij të preferuar.

Aktori tregoi  se pandemia ka ndikuar në disa projekte të tij jashtë vendit duke ndërprerë disa projekte në Turqi dhe Gjermani.

“Pandemia ndërpreu projektet në Turqi dhe Gjermani. Në vitin e parë të pandemisë xhiruam një serial në Turqi. Më pas vitin që kaloi kisha përsëri xhirime për një projekt që do të dalë produksioni për Netflix.”– tha ai në “Pardon My French.”

Nik Xhelilaj ka zbuluar se ka një admirim të veçantë për aktorin Will Smith ndërsa nuk la pa përmendur edhe Denzel Washington, të cilin tha se e ka idhull.

“Kam një lloj admirimi për Will Smith. Ai ka punuar shumë dhe i është përkushtuar komedisë. Denzel Ëashington është idhull sidomos në “Man on Fire”. Nga aktoret femra më pëlqen Scarlett Johansson në “Lost in Translation”– tha ai.

Ai rrëfeu gjithashtu se ka bërë një takim rreth serialit H.O.T. për të qenë në sezonin e dytë por ende nuk është diçka konkrete. Pak ditë më parë në një intervistë të zhvilluar ai tha se po planifikon të sjellë disa projekte në Shqipëri, por nuk dha asnjë detaj.

“Do rri pak këtu, do mendoj disa gjëra të bukura. Kam projekte këtu. Sot është starti i ideve.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al