2 Tetor, 2024

“Kam parë djallin”- Georgina Rodriguez shokon me deklaratën: Forcat e errëta ekzistojnë, edhe fëmijët e mi i kanë…


Georgina Rodriguez, ka bërë bujë së fundmi në rrjetet sociale me një deklaratë të dhënë në dokumentarin që i kushtohet jetës së saj.

Modelja ka deklaruar se beson në forcat e mbinatyrshme duke shtuar se ka parë me sytë e saj një krijesë të frikshme në shtëpinë e tyre.

Në një nga episodet e dokumentarit, Georgina tregon se një ditë, kur ishte duke u ushqyer, papritur ngriti kokën dhe tek muri iu krijua iluzioni sikur pa një fytyrë me sy, shpatulla dhe brirë, duke e cilësuar atë si “djall” sipas TAR.

Unë besoj se forcat e errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti,” tha partnerja e Cristiano Ronaldos.

Mirëpo deklarata e Rodriguez nuk mbaron ma kaq, ajo gjithashtu ka rrëfyer se dhe vetë fëmiët e saj e kanë ndjerë prezencën e kësaj force duke e përshkruar atë si “monstër.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të madh nga publiku, duke e bërë Georginën një figurë të diskutuar në mediat sociale.

Kujtojmë që “Netflix” ka publikuar trailerin për sezonin e tretë të dokumentarit të njohur “I Am Georgina”, i cili i referohet një jete të re të modeles. Ndryshime të mëdha në jetën e Georgina Rodríguez dhe familjes së saj, duke përfshirë transferimin në Arabinë Saudite.

Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se familja e saj tani jeton në Arabinë Saudite, ku Ronaldo ka nënshkruar me klubin e futbollit Al Nassr. Në një deklaratë, Rodríguez shpjegon:

“Jeta më ka shtyrë të ndryshoj vendet përsëri. Familja ime dhe unë tani jetojmë në Arabinë Saudite dhe një klub i ri futbolli na ka mirëpritur me shumë dashuri.”

Sezoni i ri do të pasqyrojë jo vetëm jetën e re të familjes në një kulturë dhe ambient të ri, por gjithashtu do të përfshijë ngjarje të rëndësishme nga bota e sportit dhe modës. Georgina ka marrë pjesë në disa nga eventet më të njohura të modës, përfshirë sfilatën e Vetements në Javën e Modës në Paris disa muaj më parë.

Data e publikimit të sezonit të tretë është 18 shtator 2024 në “Netflix”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al