27 Shkurt, 2024

“Kam parë tmerr me sy”- Rike Roçi rrëfen historinë e saj të trishtë: Babi ka vdekur 52-vjeç, mamin e përplasën me makinë dhe ka qëndruar në koma për..


Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Rike Roçi gjatë një bisede me Julian Dedën ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj dhe sakrificat që ka kaluar për të emigruar në shtetin Italian.

Modelja tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit, sepse i ati ishte në Itali dhe ajo së bashku me nënën dhe motrën në Shqipëri.

Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë, ndërsa e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj.

“Herën e parë ikëm me pashaportë dhe vula fallco me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula fallco dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin.

Babin më ka vdekur 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.

Atëherë u mbytëshin me gomone, ne te gomonja që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Unë kam parë

Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë rama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë.”– tregoi Rike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al