Këngëtari i njohur Stine ka folur për marrëdhënien me bashkëshorten, Graciela, lidhje e cila është shoqëruar me ulje dhe ngritje, ku çifti janë ndarë shpeshherë, por sërish kanë gjetur rrugën tek njëri-tjetri.
Teksa u pyet nga moderatorja se pse projekti i tiji fundit mban emrin “E treta e vërteta” këngëtari u shpreh se e ka finalizuar tashmë dashurinë e tij.
“E treta e vërteta, është ajo që është. Graciela është e treta nga dashuritë e mëdha që kam pasur”, tha Stine.
Ndër të tjera Stine ka treguar një aksident të bërë disa kohë me Gracielën.
Ai është shprehur se asaj kohe ishin shokë dhe ndërkohë Gracilea ishte duke e ndjekur me makinë fshehur. Në një moment teksa këngëtari ka frenuar para një pusetë ajo i ka rënë nga mbrapa.
“Bënte ndjekjet atë kohë si formula uno, më del një puset para dhe frenoj unë vetëm kur më bie nga mbrapa. Thash kush më ra. Dal nga makina shih unë, Graciela. Më fal më tha doja të të ndiqja jo t’i bija makinës,” u shpreh ai.
Stine nuk ka nguruar të shtojë se Graciela ka qenë një vajza shumë xheloze saqë atij shpeshherë i është dashur t’i fshihet.
“Aq shumë më ka ndjekur Gracia nga mbrapa sa më është dashur të ndrroja vendin. Mësova një stil. Shkoja tek lokali Rozanës lija makinën time aty dhe merrja tjetër. Shkonte Graciela dhe i merrte të gjithë me radhë, e keni parë gjë Stinen,” tregoi këngëtari ndër të qeshura.
Kujtojmë që këngëtari dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje.
Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.
Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua.
Ndërsa Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias ai është përgjigjur:
“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”.
Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari është shprehur se janë rrugës.
Mos harrojmë dhe marrëdhënien e Gracielës me motrën e Stines e cila nuk ka qenë aspak e mirë.
Disa vite më parë në një intervistë teksa kanë qenë të ftuar vëlla e motër, Alkida Duka është pyëtur se anën e kujt mban Stine kur ndodh një situatë mes saj dhe Gracielës.
Përgjigjen e dha shumë shpejt Alida, duke thënë me siguri: “Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë”.
Kjo shoqërohet nga një pauzë e shkurtër, një “ah, të paska gënjyer!”, me shaka, thënë nga moderatorja. Ky moment i videos është hedhur në “Instastory” nga Grazia, bashkëshortja e Stines, e cila ka treguar se tashmë kunata e saj e ka mbushur kupën, duke i renditur publikisht një sërë akuzash të rasteve kur ajo e ka injoruar publikisht si nusen e vëllait.
“Realisht nuk di çfarë të them! I ke gabimet ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publikisht, por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur veten tënde,”– shkroi ajo.
Në vazhdim, Grazia ka postuar edhe momente dhe situata nga intervista të mëparshme të Alidës, ku nuk ndihet ndonjë dashamirësi e madhe ndaj saj për “gruan e vëllait”.
Në një intervistë të 2016-ës te “Zonë e Lirë”, me titull “Alida, motra e Stines”, një pjesë e bisedës, postuar përsëri në “Instagram” nga Grazia, vijon kështu: “Po ata dukeshin si të dashur edhe pse janë ndarë. Çudi e madhe”, thotë Arjan Çani referuar kohës kur Roza Lati dhe Stine ishin pjesë e programit “Dance with Me”.
Kësaj, Alida i përgjigjet me “Po normal. Kanë shumë nga njëri-tjetri, kanë qenë 4 vite bashkë.” Arjani vazhdon të pyesë se “me kë është Stine tani” dhe e motra thotë: “Po, është lidhur, ma ka prezantuar”.
Biseda vazhdon: Si të duket? – Mirë. Çka? – Po, dëgjohet me gjysmë zëri. Mirë. Nuk është ajo që do doje ti apo jo? – “No comment”, përgjigjet Alida.
Bashkëngjitur kësaj videoje, Grazia shkruan: “09.09.2016. Unë kam qenë 7 muajshe shtatzënë me Estian. Jetoja me Stinen, vetëm se nuk ishim ligjërisht të martuar dhe ja sa bukur shprehet!” .
Ka akoma: Në një tjetër intervistë të “Zonë e Lirë”, dy vite më vonë, Alida pyetet përsëri për jetën private të Stines. Ajo thotë se ai ka një vajzë dhe nuk jep një përgjigje të saktë për partneren: Thotë se ‘s’janë ndarë’, ‘nuk janë bashkë’ si dhe ‘nuk janë martuar akoma’.
E ndërkohë që Stine sapo ka publikuar një klip të realizuar më herët kësaj deklarate me Grazian, Mevlanin dhe Julin e “Për’puthen”, burime pranë çiftit kanë treguar se ky sherr publik mes kunatave rrezikon edhe këtë herë martesën e Stines, pasi ai nuk di anën e kujt të mbajë.
Kujtojmë që ata arritën të rregullonin marrëdhënien pas ndarjes së bërë publike para tre vitesh. Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela.
Në postim ai shkroi: “Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin. E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”.
Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias.
“Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë”, tha Stine pak kohë më parë gjatë një interviste.
Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë. I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari tha se janë rrugës. Vajzë apo djalë? Pak rëndësi ka për këngëtarin.
Por në lidhje me ribashkimin, u tha se ishte pikërisht Alida ajo që i ribashkoi duke qenë se ajo me kunatën kishin qenë dhe shoqe, e shiheshin të tre në koncerte. Le të presim ndonjë deklaratë nga vetë Stine për marrdhënien kontradiktore mes dy kunatave në muzikë, sherr që rrezikon sërish martesën.