Ish-banori i “BBV”, Kristi Aliaj së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “E diell”, ku ndër të tjera është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga të ftuarit por edhe nga moderatori.
Astrologia Meri Shehu e pyeti Kristin për moshën më të madhe të femrës që ka pasur ndonjëherë marrëdhënie.
“Kush është zonja me moshë më të madhe që ke pasur ndonjëherë në jetën tënde marrëdhënie?”- e pyeti Meri, ndërsa ish-banori tha që në moshën 25 vjeçare ka pasur një marrëdhënie me një grua 40 vjeçe.
“Duhet të gërmoj në arkivë. Ajo ka qenë 40-vjeçare. Ka qenë 20 vjet ndryshim. Unë kam qenë 25 vjeç”– tha Kristi, ndërsa të ftuarit e tjerë shpërthyen në të qeshura nga llogaritë sepse gjysma e 40 është 20 dhe jo 25.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al