30 Prill, 2022

“Kam qarë pas shumë vitesh!” Mozzik flet për momentin më të vështirë në jetë dhe lidhjet e dashurisë


Para dy vitesh askush nuk e diskutoi se kujt i dedikohet kënga “Lakimtare” e Mozzik dhe Taynës. Por një deklaratë e bërë nga reperi së fundmi ka rikthyer vëmendjen te ky projekt.

Ishte vetë Mozzik emri i vërtetë i të cilit është Gramoz Aliu ai që ndezi sërish diskutimet për tekstin e këngës, duke ngjallur dyshime se i dedikohet pikërisht Loredanës. Gjatë një koncertit, Mozzik po këndonte: “Lakmitare, ke mendu që dashnia është veq pare”.

Ai ndaloi një moment dhe zbuloi se në fakt është e vërtetë që kënga i është dedikuar ish-partneres së tij, por pa përmendur emra se për cilën bëhet fjalë. “Kam pasur një femër njëherë që lakmonte shumë. Lakmonte kaq shumë saqë bëra një këngë me emrin Lakmitare.”- tha ai gjatë performancës.

Por, i pyetur rreth kësaj deklarate në “Më lër të flas” Mozzik mohoi të sqaronte deklaratën. “Është një këngë për të gjitha vajzat që janë lakmitare. Ua kam dedikuar atyre që lakmojnë lekët…“- deklaroi ai. Edhe pse Romeo dhe Donaldi këmbëngulën që ai ia ka dedikuar dikujt, Mozzik refuzoi të fliste.

I pyetur se kur ka qenë hera e fundit që ka qarë, artisti kujtoi periudhën e pandemisë së Covid 19, kur i ati pësoi një sulm në zemër dhe para se të hynte në sallën e operacionit, mjekët lajmëruan se duhet të ishin të përgatitur për gjithçka.

“Hera e fundit që kam qarë, ka qenë koha e pandemisë, ka qenë rasti i babait. Në fillim ka pasur një sulm në zemër, asnjëherë nuk kishte qenë i sëmurë. E çuam në spital, aty ka qenë momenti kur kam qarë pas shumë viteve, nënshkrova një letër para operacionit të tij, ku mbaja përgjegjësi edhe për vdekjen e tij. Thashë çfarë po bëj”. Tani babi është mirë, më mirë se unë madje”, tha Mozzik.

Sakaq, reperi ka thënë se është ‘single’ dhe nuk është në një lidhje, gjë kjo e cila ra në kundërshtim me një deklaratë të tijën kur tha: “Moz më thërret vetëm nëna dhe ‘ajo. E përshëndes shumë…” Kush është ‘ajo’? “E din vet“-tha Mozzik…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al