Këngëtarja Alida Duka, e ftuar në emsionin ‘Xing me Ermalin’, ka rrëfyer për herë të parë se ajo është nënë dhe ka një djalë 20-vjeçar të quajtur Anxhelo, me të cilin jeton e vetme në Gjermani pas ndarjes nga i ati i djalit.
E pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi në lidhje me marrëdhënien me të birin, Alida u shpreh: ‘Me djalin marrëdhënien e kemi si shok dhe shoqe’.
Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe vështirësitë që ajo ka përballuar si një nënë beqare. ‘Me Anxhelon unë kam luajtur edhe rolin e mamasë edhe të babait dhe duhet të tërhiqja dhe të lëshoja, sepse e kam rritur vetëm. Ka qenë shumë e vështirë sepse kam qenë e vetme në një vend të huaj.’-rrëfeu këngëtarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al