12 Shkurt, 2024

“Kam qenë në një lidhje me pedagogen”- Rrëfehet konkurrenti i “Big Brother VIP”: Lëndët e saj i kam marrë dhjetë


Konkurrenti i “Big Brother VIP”, Endrik Beba mbrëmjen e djeshme gjatë një loje të zhvillluar mesa banorëve brenda shtëpisë ka rrëfyer një ndër sekretet e tij të së kaluarës.

Ai tregoi se në moshën 20-vjeçare është njohur me një vajzë më të madhe se ai në moshë në një ndër lokalet e Tiranës aty ku dhe punonte, ndërsa ka vazhduar një romancë me të.

Endriku tha se më vonë zbuloi se ajo ishte pedagogia e tij lëndët e së cilës i kishte marrë 10 megjithëse nuk shkonte asnjëherë në mësim.

“Kur kam qenë 20 vjeç këndoja në një nga lokalet në Tiranë nga e marta deri të diellën dhe punoja deri në orën pesë. Gjatë kësaj kohë nuk shkoja kurrë në leksionet ose seminaret. Njoha një vajzë aty që ishte pak më e madhe se unë dhe filluam duke u ngacmuar. Fulluam një histori bashkë. Në momentin që erdhi koha për të dhënë provimet shkoja për të shikuar a më kishin vënë mungesa apo jo dhe në të gjitha lëndët kisha ngelur por 2 lëndët e kësaj që se dija që e kisha pedagoge kam marrë dy 10-ta.”- tha ai.

Kujtojmë që vite më parë Endriku ka qenë në një lidhje me banoren Sara Gjordeni, e cila përfundoi pasi në kohën që ata kanë qenë bashkë, këngëtari ka pasur kontakte me ish-të dashurën e tij, me të cilën u martua pas ndarjes nga ish-missi dhe tashmë ka një djalë me të.

Mirëpo as kjo lidhje nuk zgjati shumë, dhe dyshja u ndanë, ndërsa tashmë Endriku ka nisur një lidhje tjetër, së shpejti ai dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, teksa këngëtari ka zbuluar se e vogla e tyre është vajzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al