5 Prill, 2022

“Kam shtuar peshë”- Dafina Zeqiri rrëfen problemet me shëndetin: Më është dashur të…


Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë aktive llogarinë e saj në Instagram ku ndan me ndjekësit pjesë nga jeta apo koncertet e saj, por së fundmi ajo ka zgjedhur të tregojë disa të pathëna përmes rrjetit social Twitter.

Në llogarinë e saj në Twitter këngëtarja ka treguar se së fundmi ka shtuar shumë në peshë si pasojë e përdorimit të pilulave kontraceptive.

“Kam shtuar peshë nga pilulat kontraceptive… Ja e thashë”- shkruan ajo.

Më tej ajo ka vazhduar:

“Fakt për të qeshur. Më është dashur të blej 6 palë xhinse të reja sepse të vjetrat nuk më bëjnë më.”

“Disa nga ne gratë përjetojëm çekuilibër hormonal në një fazë të jetës tonë për çfarëdolloj arsyeje, kështu që fatmirësisht ekzistojnë pilulat e kontrollit.”– përfundoi ajo.

Dafina Zeqiri është në një lidhje me Dj Geek ku dyshja konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre. Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentetit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al