29 Prill, 2022

“Kam tradhtuar në një lidhje”- Donald Veshaj habit me deklaratat: Vajza më seksi shqiptare është Bora…


Donald Veshaj ka treguar mbrëmjen e sotme se i ka dedikuar këngën e fundit dikujt që punon në televizion dhe ka habitur me deklaratën e tij për vajzën më seksi shqiptare. 

 

Përveç intervistave, në emision e tij dhe Romeos u zhvilluan edhe lojëra me të ftuarit ku duhet të zgjidhej mes përgjigjes së pyetjeve që bëhen ose në mungesë të përgjigjes mund të jepet një deklaratë për diçka të caktuar.

I pyetur nga vëllai i tij binjak Romeo Veshaj, rreth moderatores më të preferuar, Donaldi nuk u përgjigj duke vendosur të pranojë që një dedikim i këngës së tij është pikërisht për atë person, e cila ështv moderatore në televizion.

Gjithashtu, Donaldi u pyet rreth vajzës shqiptare më seksi, ku tha se është Bora Muzhaqi, pas një suspance disa sekondëshe para mbiemrit të saj.

Pjesë nga loja:

Romeo: Kush është moderatorja më e preferuar në Top Channel?

Donaldi: Nuk ka më burra sot. Pranoj që kënga e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel.

Romeo: Cila është vajza shqiptare më seksi sipas teje?

Donaldi: Është Bora….. Muzhaqi

Donald: Arsyeja që shkakton sherr në familjen tuaj?

Romeo: Më thuaj një emër që nuk do e ftoje kurrë në emision?

Donaldi: Jap deklaratë, pranoj që kam tradhëtuar në një lidhje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al