1 Mars, 2021

“Kam vjehrrin më të mirë”- Eni Koçi tregon ç’raporte ka me familjen e Genc Prelvukës me këto video ku të gjithë shfaqen duke…


Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar.

eni koci genc prelvukaj (1)

Ditën e djeshme, dyshja ka udhëtuar drejt Beratit, ku kanë shijuar edhe një drekë me familjen e këngëtarit.

Kështu Eni publikoi në Instastory disa video nga momentet e bukura që kanë kaluar bashkë.

Në njërën prej tyre, ajo ka filmuar vjehrrin, pra babain e Gencit, i cili dëgjohet duke kënduar këngë të vjetra popullore.

Unë e kam vjehrrin më të mirë. M’i qan këto këngë!”,- shkroi këngëtarja krahas videos, duke treguar edhe raportin e mirë që gëzon me të.

eni koci (2)

Në një video tjetër, shihet Genci me vëllain, Orges Prelvukajn, duke kënduar, teksa Eni i shoqëron duke kërcyer.

Ndërkohë, Genci ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, i cili do të titullohet “Sa herë” dhe do të publikohet këtë javë.

eni koci genc prelvukaj (4)

Disa muaj më parë, Genci u infektua nga Covid-19, ndërkohë që Eni e kishte kaluar kohë më parë pa shqetësime të rënda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al