Skerdi Faria apo ‘doktori i VIP-ave’ siç e njohin të gjithë, në një intervistë për ‘Glamour Zone’, ka folur për operacionet plastike dhe personazhet publike që i kanë bërë ato.
I pyetur nëse VIP-at kanë bërë operacione dhe ka ndodhur që nuk i pranojnë duke thënë se janë natyralë, doktori është përgjigjur se kjo gjë ka ndodhur.
“Ka pasur raste sa të duash. Është jeta e tyre private dhe ne nuk kemi të drejtë që të ndërhyjmë. Mediat e kanë për detyrë që t’i gërricin çik VIP-at, të nxjerrin lajme. Por është edhe e drejta e tyre të thonë po kam bërë ndërhyrje ose jo”, u shpreh Skerdi.