Mbrëmjen e djeshme, pothuajse të gjithë konkurrentët dhe disa prej ish-konkurrentëve të “Për’puthen” ishin të ftuar tek ditëlindja e Fation Kuqarit.
Ai kishte organizuar një super festë dhe të gjithë të pranishmit kanë ndarë foto e video gjatë kohës që argëtoheshin.
Mirëpo, ajo që ka rënë menjëherë në sy ka qenë afrimiteti i madh mes ‘djalit të ditëlindjes’ dhe Shqipe Hysenajt.
Në një video të publikuar nga Sara Malaj, dyshja shihen në krahët e njëri-tjetrit, prandaj të gjithë ndjekësit e tyre në rrjete sociale kanë nisur të aludojnë se janë në një lidhje.
Fationi u largua nga programi pas një sherri që pati me një tjetër ish-konkurrent, Eri Malaj. Gjatë periudhës së qëndrimit në program ai ka dalë me shumë vajza, por tërheqjen më të madhe e pati me Melisa Lleshin, Ana Lleshin dhe Ana Kaurin.
Nga ana tjetër, Shqipja u përjashtua nga programi për shkak të fjalëve ofenduese dhe ushtrimit të bullizmit ndaj Tea Trifonit.
Ish-konkurrentja gjithashtu pati mundësinë të realizonte disa takime, ndër të cilat ajo është shprehur se tërheqjen më të madhe e ka pasur për Andi Shehun.
Vetë Shqipja dhe Fationi nuk kanë reaguar ende ndaj zërave për lidhje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al