Kanye “Ye” West mungoi në Grammy 2022 që u mbajtën të dielën mbrëma në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, por megjithatë mori dy çmime.
West fitoi në kategorinë e ‘Performancës më të mirë rap’ së bashku me The Weeknd dhe Lil Baby për “Hurricane”. Më vonë, kënga e West “Jail” mori çmimin si ‘Kënga më e mirë rap’. Marilyn Manson, i cili është akuzuar për sulme seksuale dhe po hetohet nga LAPD për disa nga akuzat ndaj tij, është bashkëpunëtor në këngë dhe fillimisht u nominua së bashku me Ye përpara se Akademia e Regjistrimit të hiqte nominimin e tij duke cituar se Manson nuk ishte tekstshkrues i këngës.
Ye u nominua gjithashtu në kategoritë për ‘Albumin më të mirë rap’ për ‘Donda’ dhe ‘Albumin e vitit’ dy herë – një herë për Donda dhe një herë për ‘Montenero’ të Lil Nas X. Ai nuk arriti të thyente rekordin e Jay Z i cili ka fituar 24 çmime ‘Grammy’, por të paktën e barazoi atë.
Një nga përfaqësuesit e West tha për ‘The Hollywood Reporter’ pak ditë më parë se ishte planifikuar që Kanye të realizonte një performancë në ‘Grammy 2022’ por Akademia e pezulloi pas sjelljes së tij në internet. “The Blast” shkruan se Ye mori një telefonatë nga Akademia e Regjistrimit që e njoftoi atë se ishte hequr nga lista e interpretuesve të këtij viti.
Megjithatë Ye nuk ishte konfirmuar publikisht për të performuar kur u publikua lista e artistëve që do performonin. Lajmi pasoi pezullimin e përkohshëm të reperit nga Instagram më 16 mars, pasi ai publikoi një postim ku shfaqej një sharje që shënjestronte drejtuesin e “The Daily Show”, Trevor Noah. Në postimin e fshirë, teksti i “Kumbaya” u zëvendësua me një epitet racor të bazuar në një personazh të çuditshëm në përgjigje të një segmenti të ‘Daily Show’ në të cilin Noah trajtoi fiksimin e reperit për tu marrë me Kim Kardashian dhe Pete Davidson duke e quajtur atë “të tmerrshme për t’u parë”.
Përgjigja e West ndaj prezantuesit të Daily Show dhe Grammys ishte e fundit në një sagë të vazhdueshme postimesh rreth divorcit të tij nga Kardashian, e cila u shpall ligjërisht beqare më 2 mars. West ka bërë komente të shumta në rrjetet sociale për ndarjen, fëmijët e tyre dhe Davidson.
Së fundmi është raportuar se Kanye i ka premtuar Kim se nuk do e bezdisë më dhe do marrë ndihmë të specializuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al