16 Mars, 2022

Kanye West hedh akuza të rënda ndaj Pete Davdison, e akuzon se ka nxitur ngacmime seksuale ndaj fëmijëve


Kanye West është i vendosur që të vazhdojë sulmet e tij ndaj Pete Davidson me qëllimin që të bashkohet sërish me Kim Kardashian dhe fëmijët e tij.

Reperi ka bërë ditën e sotme disa postime në “Instagram”, duke hedhur akuza se ylli i SNL-së do ta bënte ish-bashkëshorten e tij ‘të varur pas drogës’. Shpërndarja e re vjen pasi u raportua se avokati i Kanye po kërkon të vendosë marrëveshje formale për kujdestarinë e fëmijëve midis tij dhe Kim Kardashian.

Më pas Kanye postoi një ‘screenshot’ të titullit të një lajmi të vitit 2019, ku shkruhej “Pete Davidson zemëron audiencën me shakatë për të bërë seks me një fëmijë”, duke e paraqitur atë si provë të mëtejshme që komediani nuk duhet të lejohet pranë fëmijëve të tij.

“Edhe një arsye tjetër pse SKETE duhet të qëndrojë larg fëmijëve të mi,” ka shkruar Kanye, duke pretenduar më tej se Pete ka patur probleme psikologjike së fundmi për shkak të grindjes së tyre.

Bënë xhiron e rrjetit mesazhet mes Pete dhe Kanye para disa ditësh. Komediani i kishte shkruar reperit një mesazh ku shprehte gjithë vlerësimin për Kim si nënë. E kur Ye e pyet se ku ndodhet, Davidson i përgjigjet me një selfie të tij pa këmishë në krevat dhe i shkruan: “Në shtrat me gruan tënde”.

Më tej 28-vjeçari e fton të takohen vetëm në Los Angeles duke i shkruar se është treguar i duruar gjatë këtyre muajve e madje ka anuluar edhe shfaqet e tij për shkak të Kanye, por shton se nëse ai vijon ta sulmojë “nuk do tregohet më kaq i mirë”.

Kim dhe Pete nisën romancën e tyre në tetor 2021 pasi ylli i familjes Kardashian-Jenner mori pjesë në “SNL”. Kim u shpall ligjërisht beqar në fillim të këtij muaji, pasi paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt 2021.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al