Chaney Jones po nxit thashethemet se ajo dhe Kanye West janë ndarë duke e hequr çdo foto me të nga Instagram.
Deri ditën e sotme ajo kishte foto të shumta me West gjatë lidhjes së tyre në këtë rrjet social, por tashmë ato janë fshirë – ose janë arkivuar. Por në media po raportohet se Yeezy ka filluar të takohet me modelen Monica Corgan, me të cilën u fotografua duke parë “Top Gun: Maverick”.
Edhe pse nuk ka më asnjë fotografi të Jones dhe West së bashku, ata ende ndiqen në Instagram. Një burim nga ana e West ka thënë për ‘Page Six’ se marrëdhënia e reperit dhe Jones u bë “e paqëndrueshme” pas udhëtimit të tyre në Tokio në maj, por pranoi sjelljen e çrregullt të West, duke thënë: “Ju e dini se si janë gjërat. Nesër ata mund të postohen sërish bashkë.”
Gjatë gjithë lidhjes së tyre, interpretuesi i “Through the Wire” ka qenë thjesht vetvetja me Jones teksa nuk kanë munguar udhëtimet e dhurata e shumta, kështu ai i dhuroi asaj një çantë jashtëzakonisht të rrallë Hermès Birkin 275,000 dollarësh, e cila përmbante lëkurë argjendi metalike.
Fituesi i ‘Grammy’ dhe modelja fillimisht krijuan thashethemet për romancë në shkurt, dhe më vonë ajo konfirmoi lidhjen e tyre duke postuar foto në rrjetet sociale nga një “Date Night”. Romanca e tyre erdhi pas lidhjes së tij me yllin e “Uncut Gems”, Julia Fox, e cila përfundoi në shkurt,.
Nuk ka dyshim se West e ka mbajtur veten ‘të zënë ‘që kur ai dhe Kim Kardashian u shpallën ligjërisht beqarë në mars, ndërsa divorci i tyre zvarritet, por vetëm koha do të tregojë nëse Corgan do të marrë një Birkin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al