2 Prill, 2022

Kanye West merr vendimin e papritur pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Kim Kardashian dhe Pete Davidson, zbulohet biseda e reperit me ish-gruan


Kanye West prej muajsh ka sulmuar ish-gruan e tij Kim Kardashian në rrjetet sociale për prindërimin ndaj katër fëmijëve të tyre dhe lidhjen me komedianin e SNL, Pete Davidson. Por, më fund duket se është dorëzuar…

Sipas “PageSix” reperi i ka thënë Kim se ai nuk do të bëjë më komente negative për të në mediat sociale dhe gjithashtu do kërkojë ndihmë nga specialistët. Të dy duket se kanë qenë në marrëdhënie më të mira pasi një javë më parë janë parë duke biseduar teksa morën pjesë në lojën e djalit të tyre Saint në Los Angeles.

Një përfaqësues i West ka thënë për Page Six, “Në këtë kohë, Ye është e përkushtuar ndaj një marrëdhënieje të shëndetshme bashkëprindërore me Kim dhe është dhe është i fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre “. Raportohet se tanimë Kanye ka në plan të përmirësojë situatën familjare.

“Për hir të fëmijëve, Kanye i ka thënë Kimit se nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në mediat sociale dhe se do të largohet diku për t’u përmirësuar”, ka thënë një burim i familjes Kardashian për median në fjalë.

Nuk dihet ende nëse West planifikon të shkojë në një institucion trajtimi, pasi ai ka qëndruar në Los Angeles për të qenë me katër fëmijët e tij dhe të Kardashian. Fansat shprehën shqetësimin se West mund të mos i kontrollojë veprimet e tij kur sulmonte Kim dhe Pete pa pushim në rrjetet sociale. Në një video muzikore Kanye vriste dhe varroste një figurë të animuar që i ngjante Pete.

Reperi gjithashtu ka akuzuar Kim se nuk është një prind i mirë pasi e lejon North të qëndrojë në TikTok dhe se nuk i lejon fëmijët ta takojnë, gjë që ajo e ka mohuar.

Kanye do të performonte në ceremoninë e çmimeve Grammy, por pjesëmarrja e tij u anulua pas postimeve në Instagram. Kjo erdhi pasi aplikacioni shumë i përdorur e pezulloi Kanye për 24 orë për përdorim të gjuhës së urrejtjes.

E më në fund Kanye pranoi atë që Pete i tha në mesazhet e tyre virale, ‘të marrë ndihmë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al