28 Maj, 2022

Kanye West rindez luftën kundër Kim Kardashian për kujdestarinë e fëmijëve: Më duket sikur po i marr borxh


Kanye West po flet përsëri përmes këngës së tij të re, kësaj here në lidhje me katër fëmijët e tij me Kim Kardashian.

Në këngën e titulluar “Nee Love”, me vokal nga i ndjeri XXXTentacion, Kamye Ye shpreh pakënaqësinë e tij me orarin e kujdestarisë së fëmijëve. Muzikanti duket gjithashtu i pikëlluar për faktin që fëmijët e tij nuk janë me të përgjithmonë: ‘Kur i marr, ndihem sikur i kam marrë borxh/Kur duhet t’i kthej, skanoj si barkod.’

West, i cili është babi i North, Saint, Chicago dhe Psalm, vazhdon të ankohet edhe për veshjet e fëmijëve të tyre duke iu referuar edhe Nike për një mosmarrëveshje financiare.

Në këngë, e cila diskuton luftën për të mbajtur gjallë dashurinë në një marrëdhënie, West duket se ankohet se fëmijët nuk mund ta shohin atë edhe nëse duan. Në fund të këngës Kanye thotë se fëmijët e tij mund ta kontaktojnë gjithmonë, pasi ai është aty për ata.

Kënga e re e West vjen pasi Kim Kardashian u përpoq të fliste me familjen e saj për mënyrën se si Kanye i kishte ‘trajtuar’ gjatë viteve në episodin e fundit të “The Kardashians”.

Kim ndau keqardhjen e saj për mënyrën se si ishte sjellë reperi në vitet e fundit teksa foli me Khloe, Kendall, Kourtney, Travis Barker dhe nënën e saj Kris Jenner, së bashku me të dashurin e saj Corey Gamble, gjatë darkës.

Gjatë bisedës, Kim dhe Kris  morën të njëjtin mesazh duke zbuluar se Kanye po përgatitej të publikonte një këngë të re.

“Kjo do të thotë se ai po flet për mua dhe ndoshta po thotë çfarëdo qoftë”, u shpjegoi Kim familjes së saj.

Kim u zotua se nuk do të ‘përkulej’ kurrë në nivelin e ish-it të saj dhe shtoi se Kanye ‘gjithmonë’ e kishte trajtuar keq familjen e saj, duke lënë të kuptohet se çështjet i paraprinë betejës së tij me çrregullimin bipolar dhe ndarjen e tyre.

“Unë e mbrojta atë për kaq shumë kohë, por thashë se nuk do ta lejoj kurrë që kjo t’ju ndodhë më ju. Gjithçka që mund të bëj është të kontrolloj se si reagoj ndaj diçkaje. Unë nuk mund të kontrolloj se si ai më trajton mua ose, se si ju trajton gjithmonë juve”, tha Kim.

Kardashian paraqiti kërkesë për divorc nga West në shkurt të 2021 pas më shumë se gjashtë vitesh martesë. Ajo është në lidhje me komedianin Pete Davidson, 28 vjeç, që nga vjeshta e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al