3 Mars, 2022

Kanye West shfaqet për herë të parë pas divorcit me Kim Kardashian në gjendje aspak të mirë


Kanye West është fotografuar për herë të parë pas finalizimit të divorcit mes tij dhe Kim. 22-herë fituesi i çmimeve ‘Grammy’ u pa në një kafe në Miami.

Reperi u pa i veshur me të zeza dhe dukej në një gjendje jo të mirë emocionale dhe psikologjike.

Kanye dhe Kim u bënë zyrtarisht beqarë pas një seance gjyqësore virtuale të mbajtur të martën përmes ‘Zoom’ – thuhet sipas TMZ. Çifti i njohur më parë si ‘Kimye’ ka të ngjarë të ketë një marrëveshje ‘joformale’ për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre. “Kim do kujdeset për fëmijët dhe Kanye mund t’i shohë fëmijët e tij pothuajse sa herë që ai dëshiron”, tha një burim për TMZ të enjten.

Sado i vështirë që ka qenë divorci, çështjet e kujdestarisë në pjesën më të madhe janë trajtuar në mënyrë paqësore. Sa herë që Kanye është në Los Angeles dhe dëshiron të shohë fëmijët, Kim do të ia mundësojë. Ata mund të kthehen në gjykatë nëse gjërat nuk shkojnë mirë, por tani për tani gjërat kanë qenë paqësore.

Kim dhe Ye u martuan në vitin 2014 pas dy vitesh lidhje dhe dy divorcet e Kim nga ylli i NBA-së, Kris Humphries dhe producenti muzikor Damon Thomas.

“Kim është në ankth për të ardhmen, por është ka shumë shpresë”, tha një burim i brendshëm për E! News. “Ajo shpreson se pjesa tjetër e procesit të divorcit do të jetë miqësore për hir të fëmijëve dhe ajo dhe Kanye do të jenë në gjendje ta kalojnë atë në mënyrë paqësore”, tha burimi.

Megjithatë, ylli i hip-hop-it i lindur në Atlanta publiko një klip të mërkurën, në të cilin shfaqej duke “varrosur” figurativisht të dashurin e ri të Kimit, Pete Davidson.

Kim është në lidhje me komedianin që nga njohja e tyre në tetorin e vitit të kaluar dhe duket se Kanye nuk e ka pranuar këtë gjë dhe e ka sulmuar disa herë publikisht Pete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al