20 Mars, 2022

Kanye West u pezullua nga Instagrami por çfarë mendimi ka Kim Kardashian në lidhje me këtë situatë?


Liria e fjalës së mediave sociale ka kufijtë e saj dhe Kanye West së fundmi i shkeli ato kufij më shumë se çduhet. Instagram pezulloi përkohësisht llogarinë e Kanye , duke vendosur një bllokim 24-orësh në aftësinë e tij për të postuar foto video apo të komentojë në postimet e njerëzve të tjerë ose të dërgojë mesazhe.

Ish-bashkëshortja e reperit, Kim Kardashian ka qenë e sulmuar vazhdimisht në rrejtet sociale nga Kanye gjatë divorcit të tyre. Ylli i “KUWTK” thuhet se mendon se ‘vendimi i kompanisë ishte i justifikuar’.

“Kim mendoi se pezullimi ishte i drejtë, por reagimi i saj nuk ishte shumë dramatik. Ajo nuk e bëri ndonjë problem të madh dhe bëri shaka se kishte nevojë për një pushim për një ditë. Megjithatë, të gjitha postimet e Kanye kanë qenë rraskapitëse për të. ”, tha një burim për ‘People’ në lidhje me reagimin e saj ndaj lajmit.

“Është shumë mbresëlënëse se sa e qetë dhe e matur është në gjendje të qëndrojë. Ajo është shumë e lumtur me Pete. Fëmijët e saj janë shkëlqyeshëm. Ajo po përpiqet maksimalisht të qëndrojë pozitive dhe të fokusohet në të gjitha gjërat e mira në jetën e saj.”- shtoi burimi.

Pezullimi i Kanye nga IG erdhi pasi ai postoi një fyerje racore për Trevor Noah , pasi drejtuesi i Daily Show theksoi sjelljen toksike të reperit në internet dhe seriozitetin e ngacmimit të tij “përshkallëzues” ndaj Kim , duke thënë: “Preket diçka që është më e ndjeshme dhe më shumë serioze nga sa njerëzit do të donin ta pranonin.

“Unë shoh një grua që dëshiron të jetojë jetën e saj pa u ngacmuar nga një ish i dashuri, një ish-burrë ose një ish-çdo gjë,” tha Noah në  postimin e tij në ‘Twitter’ duke folur në  lidhje me situatën.

 “Mund të mos ju vijë keq për Kim sepse ajo është e pasur dhe e famshme, për shkak të mënyrës se si vishet, sepse ajo përvetëson kulturën e zezë, sepse u thotë grave se janë dembele, sepse ajo theu internetin apo çfarëdo”.- u shpreh ai.

Ndërsa pezullimi 24-orësh i Kanye ka përfunduar, ai mund të përballet me pezullime më të gjata, ose edhe të përhershme nëse shkel përsëri politikat e gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe ngacmimit të Instagramit dhe një zëdhënës i Meta tha se kompania do të ndërmarrë veprime të mëtejshme, nëse është e nevojshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al