10 Mars, 2022

Kanye West u shpreh kundër videove të North në TikTok, por ja çfarë bëri Kim Kardashian


Kim Kardashian ka publikuar një video të re në TikTok me vajzën e saj 8-vjeçare North West dhe mbesën 9-vjeçare Penelope Disick, vajza e Kourtney. Me këngën “Emo girl” – që këndohet nga Machine Gun Kelly, Willow Smith e Travis Barker (i cili është i fejuar me mamanë e Penelope, Kourtney)– ato kanë realizuar një video ku këndojnë fjalët e këngës teksa kanë përshtatur edhe grimin.

Që në nëntor të viti që lamë pas Kim dhe North kanë një llogari të përbashkët në TikTok. Ndonëse thuhet se e menaxhon Kim, North ka postuar shpesh video të sajat e madje ka dalë edhe live duke treguar pamje nga shtëpia që nuk ishin parë asnjëherë tjetër.

North West, Penelope Disick, Kim Kardashian, TikTok

Ndërsa Kim dhe North kanë më shumë se 6 milionë ndjekës, jo të gjithë duket se janë fansa të tyre. Konkretisht Kanye nuk i pëlqen fare që e bija ndodhet në këtë aplikacion.

Në shkurt, reperi pretendoi se North ndodhet në TikTok kundër vullnetit të tij, megjithatë, Kim u përgjigj shpejt. “Sulmet e vazhdueshme të Kanye ndaj meje në intervista dhe në mediat sociale janë në fakt më lënduese sesa mund të krijojë çdo TikTok”, shkroi ajo në Instagram Stories në atë kohë. “Si prind, unë po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu që të shprehë kreativitetin e saj në mediumin që dëshiron me mbikëqyrjen e të rriturve – sepse kjo i sjell lumturinë.”

Kim, e cila kohët e fundit u shpall ligjërisht beqare, ka deklaruar gjithashtu: “Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë kaq negativisht dhe publikisht, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë. Që nga fillimi nuk kam dashur asgjë, por një marrëdhënie bashkëprindërore të shëndetshme dhe mbështetëse sepse është më e mira për fëmijët tanë dhe më trishton që Kanye vazhdon ta bëjë të pamundur në çdo hap të rrugës. Unë dëshiroj t’i trajtoj të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët tanë privatisht dhe shpresoj që ai më në fund të mundet t’i përgjigjet avokatit të tretë që ka pasur vitin e fundit për të zgjidhur çdo çështje në mënyrë miqësore.” Kim është shprehur edhe më parë se si dëshiron të ruajë paqen me ish-in e saj.

Kjo është videoja e parë që Kim postoi në TikTok që prej sulmeve të Kanye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al