4 Mars, 2022

Kanye West “varrosi” Pete Davidson në videoklip, ky është reagimi i Kim Kardashian


Kim Kardashian po mbron të dashurin e saj duke bërë të qartë qëndrimin për Pete Davidson pasi Kanye West publikoi videoklipin e tij shqetësues “Eazy”.

Ylli 41-vjeçar “pëlqeu” një postim nga regjisori James Gunn në Twitter ku shkruhej:

“Që ta dini, Pete Davidson është një nga djemtë më të ëmbël dhe më të sjellshëm që njoh. Shumë njerëzor, me humor dhe i trajton të gjithë rreth vetes me respekt.”

Për rikujtesë në videoklipin e tij më të ri, Kanye West ka arritur të ndërtojë një skenë shqetësuese me anë të animacioneve. Në të reperi rrëmben dhe varros të dashurin aktual të Kim Kardashian, Pete Davidson.

Videoja “Eazy” mori një vëmendje të madhe në janar, pasi reperi u shpreh në këngë që do të zhdëp në drru Pete Davidson. (Just so I can beat Pete Davidson’s ass.)

Në video Kanye ndodhet ulur mbi një arkivol teksa më pas vendos një çantë mbi kokën e një personazhi të ngjashëm me Davidson dhe duke e rrëmbyer atë.

Ai e lidh personazhin e ngjashëm me Davidson dhe shkon me makinë në një zonë të braktisur, duke e varrosur Pete deri në qafë përpara se të mbjellë farat e trëndafilit rreth kokës së tij.

Lulet fillojnë të lulëzojnë dhe Davidson, ende gjallë, shikon ndërsa Ye zgjedh disa dhe i ngarkon në një kamionçinë.

Imazhi është një referencë e qartë e West i cili i dhuroi ish-bashkëshortes – dhe të dashurës së Davidson – Kim Kardashian një kamion me trëndafila në ditën e Shën Valentinit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al