4 Dhjetor, 2017

“Kapa gruan duke më tradhtuar me personin që s’e mendoja kurrë, e frikshme ajo që pashë”


Tradhtia është e rëndë për personin që e përjeton, por sa e rëndë mund të jetë të kapësh gruan duke të tradhtuar me një…femër?!

Kjo është historia e 39-vjeçarit britanik, që pas 10 vitesh martesë mëson se gruaja e tij është lesbike. Lexoni historinë e plotë si dhe këshillën që i jep psikologia e “The Sun”.

shutterstock_665800211

Letra e 39-vjeçarit

“Gruaja ime më tradhton me një femër…nuk është hera e parë që ajo bën seks me një femër, por që pas martesës sonë 10 vjeçare, ajo më kishte thënë që këto eksperienca seksuale i përkisnin së shkuarës, (edhe ajo është 39-vjeçe).

Por tani e zbulova shumë rastësisht që ajo vazhdonte të kishte raporte me femrat. Unë u ktheva pak më herët se zakonisht nga puna, dhe kur futem në dhomë pashë time shoqe duke bërë seks me një femër.

Më ra gjithë bota në ato momente. U largova nga shtëpia dhe nuk dija ku shkoja. Pas meje edhe ato dolën, dhe gruaja ime erdhi pas meje.

Nuk di çfarë të bëj…unë e dua shumë atë dhe ndoshta do bëja një përpjekje për ta kaluar këtë tradhti kaq të shëmtuar, por ajo tani më thotë që është lesbike.

E thotë këtë vetëm si shprehje apo vërtetë e kam humbur atë?”

Përgjigjja e psikologes

“Kjo është e pamundur për të qenë thjesht një shprehje. Ajo ka pasur eksperienca seksuale me femra edhe me parë dhe madje vazhdon ende…kjo është një arsye shumë e fortë për të përfunduar në një divorc.

Gruaja jote e ka të pamundur të zgjedhë prirjen e saj seksuale, por mënyra se si e ka trajtuar lidhjen tuaj është e gabuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al