Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj nuk janë më bashkë. Lajmi u konfirmua publikisht nga aktori i humorit pas disa javësh thashetheme në media se lidhja e tyre kishte marrë fund.
Romeo tha se aktualisht është single, duke hedhur poshtë të gjitha lajmet se është në një marrëdhënie të re pas ndarjes nga këngëtarja.
Ndërsa lidhjen me Jonidën e konsideroi një anije që mbytur që nuk mund të riparohej më, duke shtuar se kanë mbetur miq me njëri-tjetrin.
“Jam single. Sigurisht që po (jam ndarë). Sara Kolamin jo absolutisht. Fifin jo çfarë thua e kam xhan, e kam shumë shoqe, është shumë e mirë. Xheisaran jo, nuk e kam ngacmuar, nuk bëj nga këto. Nuk ka asgjë, unë për herë të parë e dëgjova tek emisionin tuaj. Xheisaran dhe Sarën nuk i njoh personalisht. Duket e çuditshme që dolën nga hiçi, siç doli edhe ajo video nga hiçi. Këto janë punët e portaleve. Nëse diçka do ndodhi në jetën time private do jem i pari që do e shfaq, mos të hulumtojnë kot që të nxjerrin lajme të rreme. Ajo tjetra pastaj ishte e dukshme dhe nuk e kam mohuar asnjë herë. Heshtja është pohim. Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më. Kemi ngelur miq, patjetër,”- tha ai i ftuar në emisionin Thumb On në RTV Ora.
Pas deklaratës së tij, këngëtarja bëri një postim në Instagram ku shkruan: “Qëndro i njëjti person privatisht, publikisht dhe personalisht”.
Dhe menjëherë është aluduar se ky mesazh i drejtohet pikërisht ish të dashurit të saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al