1 Mars, 2024

“Kaq shumë eskorta njeh ti”? Plas keq mes Roza Latit dhe Ilnisës! Habit gazetarja: Dubai është vendi i preferuar i…


Roza Lati dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak u bë Dubai që gazetarja i përmendi Sara Karajt.

Konkurrentja i tha Rozës se ajo e lëshoi bombën duke e shndërruar kontekstin e Dubait dhe duke frymëzuar kështu banoren e re.

Megjithëse moderatorja u shpreh se se terminologjia e Dubait merret për keq në Tiranë, pas raportimeve të shumta dhe konotacioneve që janë përhapur në rrjetet sociale, duke përmendur këtu edhe eskortat që shkojnë atje.

“Unë nuk kam njohur ndonjë eskortë në jetën time dhe nuk di asgjë se çfarë jete mund të ketë një eskortë, më beso”– u shpreh Ilnisa, ndonëse një gjë e tillë nuk u besua nga Roza e cila iu drejtua asaj duke thënë që janë bërë lajme, këngë dhe meme për këtë gjë.

 

Pjesë nga debati:

Ilnisa: Ti Roza e hedhe bombën se the pse e përmende Dubain. Unë përmenda edhe Kostarikën

Roza:  Kostarikën nuk e dëgjova

Ilnisa: Pse duhet që ti ti çojë në mendje një gjë asaj duke thënë që Roza ma shtini në mend dhe Roza ka të drejtë

Roza: Ua e tha?

Ilnisa: Po dhe Dubai është vendi i preferuar i vajzës time. Pse duhet të ketë kaq poshtërsi?

Roza: Terminologjia e Dubait në Tiranë merret shumë keq është bërë lajm

Ilnisa: Terminologjia e haleve dhe e keqpërdorimit të haleve…

Roza: Unë ashtu e marr o Ilnisa Dubain

Ilnisa: Unë jo Roza

Roza: Ok ke arsyen tënde ta shpjegosh dhe ta sqarosh

Ilnisa: Pse duhet ta sqarosh?

Roza: Kur përmend Dubai më shkon mendja direkt tek eskortat që është temë e nxehtë e përheshme. Lidhet Dubai dhe eksorta me një fjali

Ilnisa: Çfarë është kjo gjë moj Roza? Si mund ta thuash këtë gjë?

Roza: Se kam në kuptimin e keq se eskortat janë edhe shoqëruese

Ilnisa: Unë nuk kam njohur ndonjë eskortë në jetën time dhe nuk di asgjë se çfarë jete mund të bëjë një eskortë, më beso

Roza: Janë bërë edhe këngë, meme për këtë gjë

Ilnisa: E dëgjon veten kur flet? Kaq shumë eskorta njeh ti sepse sikur po flet me…

Roza: A më pyete o Ilnisa? Unë për vete kam qenë në Dubai vetë dhe për këtë gjë më kanë sulmuar

Ilnisa: E nxore tek vetja jote, tani jam e qetë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al