27 Shtator, 2017

‘Karma’ e Flori Mumajesit në billboard në Times Square


Kënga “Karma” e Flor Mumajesit në bashkëpunim me Brunon, Klajdin dhe Dj Vicky u kuptua menjëherë që ishte një krijim muzikor për të tentuar për të pasur jehonë të padiskutueshme, pasi sikundër u tha nën dhe me zë, ajo u konceptua si një “Despasito” shqiptare.

Djemtë sollën një këngë me ritme latine e kënduar mjaft mirë spanjisht, e cila mori shumë klikime që në momentet e para të publikimit.

E megjithatë, ashtu siç pritej, suksesi i kësaj kënge ka depërtuar kufijtë. Ka qenë vetë këngëtari Flori i cili në një postim në Instastory ka njoftuar se në një billboard në Times Square në New York është emri i tij.

 

Kjo gjë Florit i duket e pabesueshme, për këtë arsye ai ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e tij në Instagram për të “investiguar”.

“Për ata që si unë s’e besojnë investigoni dhe na ndihmoni”, shkruan Flori.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al