4 Shtator, 2017

Kate Middleton nënë për herë të tretë


Princesha Kate dhe Princ William janë në pritje të fëmijës së tretë. Lajmi është konfirmuar nga vetë familja mbretërore nëpërmjet një deklarate për shtyp.“Duka dhe Dukesha janë të lumtur t’ju njoftojnë se Dukesha është në pritje të fëmijës së tretë. Mbretëresha dhe anëtarët e dy familjeve mbretërore ndihen të lumtur për lajmin. Ashtu si me dy shtatzënitë e para, Dukesha po vuan nga të vjellat e mëngjesit.

Lartësia e saj nuk do të marrë pjesë në Horsney Road Children’s Center në Londër sot. Dukesha po mbahet nën kujdes në Kensington Palace”, thuhet në njoftim. Ardhja në jetë e fëmijës së tretë të princit dhe dukeshës mund të jenë historike për familjen mbretërore.

Nëse foshnja do të jetë një djalë, ai nuk do ta zhvendosë në vijën e trashëgimisë motrën e madhe Charlotte.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al