6 Nëntor, 2024

Kate po ja del shumë mirë, tha Princ William pasi gruaja e tij u diagnostikua me kancer


Princ William së fundmi ka deklaruar se gruaja e tij, Kate, është shumë më mirë tani pas diagnostikimit të saj me kancer.

Deklarata u bë vetëm disa orë përpara se të shpërndaheshin çmimet Earthshot në Cape Town. “Ajo po ecën shumë mirë. Shanset janë që Kate të më shohë sonte,” u shpreh Princi për gazetarët.

Kate, e cila filloi trajtimin e saj të kancerit në shkurt, njoftoi përfundimin e trajtimeve të saj të kimioterapisë në shtator. “Ajo ka qenë fantastike gjatë gjithë këtij viti”, shtoi ai me krenari.

William u pyet nëse e gjithë familja ndjek shembullin e tij kur bëhet fjalë për mjedisin.

“Po çdo familje përpiqet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar mjedisin,” tha ai.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha bazat e riciklimit dhe po sigurohemi që të minimizojmë përdorimin e ujit dhe të fikim dritat kur dalim nga shtëpia,”  tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al