15 Dhjetor, 2017

Katër vjet pasi e sulmuan me acid, vlonjatja: Tani po hyj në spital, duke menduar se do dal me këmbët e mia


Të gjithë e mbajmë mend vajzën nga Vlora e cila disa vite më parë u sulmua me acid në rrugë. Vlonjatja punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian, dhe më 27 gushtit 2013 kur ishte duke dalë nga shtëpia ajo u sulmua me acid në fytyrë nga një i panjohur, duke i shpërfytyruar fytyrën, rrezikuar seriozisht shikimin e shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.

Vilma Dule ka postuar një foto një ditë më parë në profilin e saj në FB, duke treguar se sa ka ndryshuar falë disa operacioneve që i është nënshtruar.

vilma6

Përkrah fotos ajo shkruan: ‘Mbi të gjitha, ji heroina e jetës tende dhe jo një viktimë’.

Por sot ka reaguar sërish dhe thotë: “Tani po i nënshtrohem disa operacioneve të vështira dhe me besim tek Zoti, tek mjekët dhe tek ju, po hyj në spital duke menduar se do dal me këmbët e mija”.

Postimi i plotë:

SQARIM PUBLIK PËR VETE,
QYTETARËT DHE… MEDIAN

Kam vite që luftoj me fatin tim i cili herë më ka dashur, herë më ka përqafuar dhe herë më ka dhunuar. Kjo i ndodh të gjithëve dhe fatkeqesisht më ndodhi edhe mua.

Nuk i jam ankuar dhe nuk kam kerkuar ndihmen e askujt. Nuk e kam parë si fundin e botës ngjarjen që më ndodhi pasi kam menduar se “mëshira” do më paralizonte gjithë jetën pas krevatit.

Kur mendova se gjeta forcë brenda vetes, doja ta ndaja me të gjithë me aq sa mund dhe si mund për të ndihmuar sadopak.

Dua t’ju njoftoj se gjatë gjithë kalvarit tim të kurimeve, kam marrë shumë ftesa mediatike për t’u rrëfyer por kurrë s’jam ndjerë gati dhe i kam refuzuar me mirëkuptim.

Unë e dua median si instrument demokratik edhe pse ata që e bëjnë atë nganjëherë nuk pyesin për ata që i duan.

Sot mësova se kanë shkruar, sajuar, trilluar dhe sjellë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë në jetën time.

Vilma Dule

Sqaroj se dritarja ime e vetme komunikative është vetëm kjo faqe dhe çdo gjë jashtë saj nuk është e autorizuar nga unë.

E shqetësuar për atë që u shpërnda si epidemi nga portali në portal, ju informoj se nuk është historia ime, nuk ka autorizimin tim dhe është thjesht fantazi e mbledhur nga portali në portal.

Permiresimet ne fytyren time duken por nuk jane nje mrekulli.
Ato jane rezultat i kurave dhe operacioneve te vazhdueshme ne keto vitet e fundit.

Kërkoj ndjesë nëse jeni shqetësuar për shëndetin tim. Tani po i nënshtrohem disa operacioneve të vështira dhe me besim tek Zoti, tek mjekët dhe tek ju, po hyj në spital duke menduar se do dal me këmbët e mija.

Përqafime nga larg,

Vilma Dule!?

vilma dule postim

P.s; Nuk do doja ta shkruaja kurrë këtë postim dhe lutem që ngjarje të tilla të mos përsëriten!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al